Παρασκευή 24 Φεβρουαρίου 2023

Αλληλεγγύη στους/στις μετανάστες/τριες από Αλβανία

Στις 19/2 πραγματοποιήθηκε συγκέντρωση μεταναστριών και μεταναστών από την Αλβανία στην Ομόνοια. Το αλβανικό προλεταριάτο που χτυπήθηκε ασύστολα από τον ελληνικό καπιταλισμό και την άρχουσα τάξη και δαιμονοποιήθηκε έτσι ώστε να είναι φοβισμένο και υποτιμημένο, μας θύμισε για άλλη μια φορά ότι είναι εδώ…

Με τα ταξικά μας αδέρφια από την Αλβανία έχουμε βρεθεί σε ταξικούς και αντιφασιστικούς αγώνες ως δύο φίλοι λαοί τις τελευταίες τρείς δεκαετίες.

Μαζί με τους αδερφούς και τις αδερφές μας στη δουλειά, στο σχολείο, στο χωράφι, στην οικοδομή, στο εργοστάσιο, πλάι-πλάι δώσαμε άνισες μάχες σε εποχές που το αντιαλβανικό δηλητήριο ήταν η επίσημη κρατική ιδεολογία και οι εξέδρες του μίσους οργίαζαν με τα «δεν θα γίνεις έλληνας ποτέ…».

Για ακόμα μια φορά αξίζει να βρεθούμε δίπλα τους και αυτό πρέπει να το πράξει όλη η οργανωμένη εργατική τάξη τη χώρας. Τα δίκαια αιτήματά τους πρέπει να υλοποιηθούν. Οι εργάτες δεν έχουμε τίποτε να χωρίσουμε, οι δύο λαοί μας μαζί πάλεψαν τον φασισμό και τον ναζισμό και δεν έχουν τίποτε να χωρίσουν.

Αντιγράφουμε τα αιτήματά τους:

Αυτόματη απόκτηση Ιθαγένειας για κάθε παιδί δεύτερης γενιάς

Απλοποίηση της διαδικασίας και, κατάργηση των εξετάσεων και των εισοδηματικών κριτηρίων για την απόκτηση ιθαγένειας από μετανάστες και μετανάστριες πρώτης γενιάς

Αλλαγή της ρατσιστικής νομοθεσίας για τις συντάξεις μεταναστών-τριών

Συνυπολογισμός των χρόνων της μαύρης εργασίας μας στην Ελλάδα

Αναγνώριση των χρόνων εργασίας στην χώρα προέλευσης

Επίσπευση των διαδικασιών έκδοσης αδειών παραμονής

***

30 vjet të padukshëm në shoqëri. “Mjaft!”

Të dielën, më 19 shkurt, morëm pjesë në demonstratën e parë për mbrojtjen e të drejtave tona si Iniciative e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi. E Konsiderojmë shpresëdhënëse faktin që pavarësisht periudhës së shkurtër për realizimin e saj, si dhe mungesës së mbështetjes nga të gjitha shoqatat e emigrantëve shqiptarë, protesta u zhvillua me sukses me pjesmarrjen e shumë njerësve që guxuan të dilnin në rrugë dhe të kërkonin të drejtat e tyre. Ne e shohim këtë demonstratë si fillimin e një veprimtarie të një levizjeje më aktive dhe shpresojmë që me koordinimin e duhur të rritet pjesëmarrja e emigrantëve nëpër demonstrata.

Ne luftojmë, fatkeqësisht ende edhe sot, më shumë se tridhjetë vjet pas rrymave të para të emigracionit shqiptar në Greqi, për çështje që duhet të ishin garant, për nevoja elementare dhe për një jetë të denjë.

Kërkesat tona janë:

· Dhënia automatikisht e nënshtetësisë për çdo fëmijë të brezit të dytë

· Thjeshtësim i procesit, heqja e provimeve dhe kritereve të të ardhurave për marrjen e shtetësisë për emigrantët e brezit të parë.

• Ndryshimi i legjislacionit racist për pensionet e emigrantëve

• Llogaritja e viteve të punës sonë të zezë në Greqi

• Njohja e viteve të punës në vendin e origjinës

· Përshpejtimi i proçedurave për dhënien e lejeve të qëndrimit.

Para se të zhvillohej demostrata, u spikatën zëra dhe publikime nëpër faqet e internetit të krahut dhe të ekstremit të djathtë që shpreheshin në mënyrë provokative për ”nacionalistët shqiptarë”. Është mirë që të mos na ngatërrojnë me veten e tyre. Në krahasim me ta, ne nuk luftojmë për nacionalizmat e mëdha dhe pretendime territoresh, por për të jetuar në mënyrë të barabartë në Greqi.

Kjo u duk edhe dje kur rastësisht, ose më mirë jorastësisht, teksa ne protestonim për pensione dhe për mbrojtjen e të drejtave tona të ligjshme elementare, ekstremistët e djathtë organizuan fiesta nacionaliste para parlamentit dhe valëvitën flamurin e «Vorio Epirit». Ndaj le t’juα bëjmë të ditur këtyre «dashamirësve» se është qëndrimi ynë i vendosur të respektojmë të drejtat e minoriteteve dhe emigrantëve kudo dhe gjithmonë, dhe jo vetëm kur na shkon për shtat. Dje në sheshin Sintagma u gjendën dy botë diametralikisht të kundërta.

Nga njera anë ajo e nacionalizmit, intolerancës dhe e ksenofobisë që përpiqet vazhdimisht të krijojë armiq të jashtëm dhe të brendshëm dhe të helmojë me urrejtje raciste shoqërinë dhe nga ana tjetër bota e solidaritetit, e lëvizjeve dhe veprimtarive që kërkon një jetë me dinjitet për emigrantët/tet, një jetë që na është privuar për mëse 30 vje. Dhe për këtë përgjegjësia bie mbi të gjitha qeveritë.

Qëndrimi ynë është i thjeshtë. Luftë e përbashkët për të kërkuar të drejtat tona së bashku me grupet e tjera të emigrantëve dhe pjesët e shoqërisë greke që janë të sensibilizuara për të drejtat e kërkesave tona.

Iniciativa jonë është një organizatë që funksionon horizontalisht, pra vendimet e saj merren nëpërmjet mbledhjeve kordinuese ku secili anëtar ka të drejtën e fjalës së lirë dhe të votës. Ne nuk zhvillojmë zgjedhje dhe nuk kemi këshill drejtues, por ndarja e detyrave për çdo pjesëmarrës në mbledhje vendoset unanimisht pas çdo kuvendi.

Mënyra e funksionimit të grupeve dhe organizatave të tjera të emigrantëve nga ana jonë është e respektueshme dhe për më tepër e bëjmë të qartë se, mosmarrëveshjet brenda dhe midis tyre nuk na interesojnë. Synimi ynë është bashkëpunimi dhe kordinimi i sa më shumë organizatave për kërkesat tona të përbashkëta.

Prandaj e konsiderojmë gabim të madh dhe të rrezikshëm që të karakterizohen si ekstremiste organizata antiraciste, antifashiste dhe të majta, akuzime madje të bëra nga organizata emigrante. Gabim i rrezikshëm sepse shtrembërojnë kërkesat tona të drejta dhe u hedhin ujë mullirit të forcave të ekstremit të djathtë që kërkojnë çdo rast e mundësi për të delegjitimuar luftën dhe veprimtarinë tonë. Akuzime të këtij karakteri, si emigratë/te dhe solidarë, na vënë në qëndër të shënjestrës dhe na ekspozojnë ndaj sulmeve që këto forca synojnë ndaj nesh.

Nga ana jonë, bëjmë thirrje për unitet dhe koordinim me të gjitha organizatat me të cilat na afrojnë qëllime të përbashkëta. Ne e dimë se lufta do të jetë e ashpër dhe dhe në këtë luftë asnjeri/ra nga ne nuk eshte i/e tepert.

30 vjet themi "Mjaft!"

Pensione dhe nënshtetësi për emigrantët/tet.

Iniciativa e Emigrantëve/eve Shqiptarë dhe Solidarëve/eve

Όλη η ανακοίνωση της Πρωτοβουλίας Μεταναστών και Αλληλέγγυων στα ελληνικά ΕΔΩ.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου